e diel, 7 nëntor 2010

Obama: Pakistani përparon ngadalë kundër ekstremizmit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha sot se Pakistani po bën përparim kundër asaj që e quajti “kancer” të ekstremizmit, por jo sa duhet.


Obama tha në Mumbai të Indisë se Pakistani po e kupton se ka probleme “të thellë” me terrorizmin, dhe se ndërmerr hapa për ta adresuar atë, por ky progres, tha ai, “nuk është aq i shpejtë sa do dëshironim ne”.


Omaba pranoi se ndërmjet Indisë dhe Pakistanit ka një histori tejet komplekse, meqë dy vendet kanë zhviluar tre luftëra kundër njëri-tjetrit, por shtoi se India mund të fitojë më së shumti nga stabiliteti dhe suksesi në Pakistan.
shko