e enjte, 13 janar 2011

Daut Hardinaj: Më mirë në opozitë se me Thaçin

Vëllai i kreut të AAK- së Ramush Haradinaj, Dauti, ka mohuar kategorikisht se  AAK është duke bërë negociata me PDK-në  për koalicion qeverisës.

Ai gjatë një interviste në “Klan Kosova”, tha se më mirë do të
 ishte që partia e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, të mbetet në opozitë.

Megjithatë tha se partia e tij është me peshë të madhe politike.

“Kush do qe mendon se merr vendime për Kosovën pa AAK-në, e ka shumë gabim", ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, zgjidhja me e mirë për të dal nga situata aktuale është thirrja e një tryezë të përbashkët e të gjitha partive.

“Nuk mendoj qe ka nevojë për qeveri teknike, mund ta quajmë edhe qeveri teknike por me një gjithë përfshirje, aty do të merrnin pjesë partitë politike e shoqëria civile ekspert të ndryshëm”, tha Haradinaj. Ai foli edhe rreth gjykimit të pjesshëm të vëllait të tij, Ramushit në Hagë dhe tha se kthimi i këtij të fundit nuk do të jetë i largët.  Sipas Haradinajt, procesi do të jetë i shkurt, 2 ose 3 muaj dhe pritet të fillojë këtë muaj.
shko