e mërkurë, 20 prill 2011

Një fshat në Itali shitet për 782 040 dollarë

Fshati mesjetar Valle Piola në Itali është vënë në shitje. Pronar mund të bëhet kushdo që jep 782 040 dollarë. 
Për shkak të mungesës së fondeve publike për rehabilitim dhe pamundësisë së mbrojtjes së fshatit nga vandalistët, fshati që ka 11 ndërtesa nga guri dhe kishën nga shekulli i XIII-të, është vënë në shitje, transmeton “Dialy Mail”. 

Sipas Daneil Palumbit, kryetar i bashkisë së qytetit Torricella Sicure, fshati është braktisur para 30 vjetëve. Ai pohon se fshati ka bukuri dhe gjithçka që i duhet është të gjejë një pronar, i cili do ta mirëmbajë dhe do ta ruajë këtë bukuri. 


“Ky vend është shumë i bukur, një perlë e vërtetë. Shtëpitë janë të ndërtuara nga guri vendor. Sa do të kushtojë meremetimi i shtëpive nuk dimë. Pronarit të ardhshëm do t’i japim mundësinë që vet të planifikojë dhe të përcaktojë çka do të bëjë”, tha Palumbi. 


Ndoshta dobësia e vetme është se nuk ka rrugë të asfaltuar deri te fshati, i cili gjendet në Alpet italiane./kn
shko