e mërkurë, 20 prill 2011

Kosova nuk i ka as dy milionë banorë

Regjistrimi i popullsisë së Kosovës i filluar më një prill dhe i përfunduar mbrëmë në orën 24:00, përfundimisht Kosovën e ka nxjerrë shtet me më pak se dy milionë banorë.
Numrin e banorëve nuk e ka shtuar as afati shtesë për regjistrim të popullsisë, që vazhdoi në disa komuna të Kosovës, duke i përfshirë ato me shumicë serbe, por jo edhe veriun e Mitrovicës.  Një ndër faktorët që ka ndikuar që shteti i ri të mos i ketë as dy milionë banorë është imigrimi i vazhdueshëm i kosovarëve në shtetet evropiane, ka theksuar drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Popullsisë në Entin e Statistikave të Kosovës, Sabri Zabërgja. 

Ai ka treguar se regjistrimit të popullsisë i janë përgjigjur pothuajse qind për qind qytetarët e Kosovës, duke i përfshirë në listën suplementare edhe qytetarët kosovarë që jetojnë në diasporë. 
“Më shumë se 98 për qind e popullatës rezidente është regjistruar dhe zyrtarisht regjistrimi ka përfunduar të martën në orën 24 në 34 komuna të Kosovës. 



Nga ky proces është parë se një numër i madh i kosovarëve jetojnë jashtë vendit dhe numri i tyre sillet prej 700-850 mijë banorë, dhe ky emigrim ka ndikuar që numri i banorëve rezidentë të Kosovës të mos e arrijë dymilionëshin”, ka treguar drejtori Zabërgja./kn
shko