Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PDK-së.
Megjithëse, Kryesia e Kuvendit ende nuk është mbledhur, ai bëri të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në ora 18:00.
Edhe Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së bëri të ditur se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa në Kuvend për seancë të jashtëzakonshme, njofton Telegrafi.
Ai bëri të ditur se do të ketë se në kuvend do të ketë edhe kundërkandidat për president.
Duke komentuar mungesën e Krasniqit dhe Limajt në mbledhjen e Grupit parlamentar Grabovci tha se ndoshta prezenca e tyre nuk ka qenë e nevojshme pasi mbledhja ishte vetëm për të siguruar nënshkrimet, dhe kjo sipas tij është arritur./q.i/