e enjte, 7 prill 2011

Burrë e grua gjenden të vrarë në Ohër

Një punonjëse e policisë dhe bashkëshorti i saj janë gjetur të vdekur sot në shtëpinë e tyre në Ohër, transmeton INA njoftimin e MPB-së.
 Bëhet fjalë për Borka, 30 vjeç dhe Igor Veljanovski, ndërsa motivet e para çojnë në dyshimet se kjo tragjedi ka të bëjë me vrasje apo vetëvrasje. 

Dyshimet e para janë se Borka, punonjëse e policisë kufitare në Shën Naum të Ohrit, ka shtënë paraprakisht me pistoletë në burrin e saj, dhe më pas ka vetëvrarë veten. Burime jozyrtare theksojnë se tragjedia ka ndodhur pas një zënke të ashpër familjare, për shkak të borxheve të burrit nga lojërat e bixhozit. 

Ky çift për dhjetë vite ishte në marrëdhëniet bashkëshortore, ndërsa pas vetes kanë lënë dy fëmijë të mitur, një vajzë shtatëvjeçare dhe një foshnje shtatë muajshe./k.n/
shko