e mërkurë, 6 prill 2011

Seks-skandali Berlusconi & Ruby, CR në Milan

“La Gazzetta Dello Sport” njofton se asi portugez vjen për të dëshmuar si një prej 78 dëshmitarëve në favor të bosit të Milanos, në gjyq, pas skandalit seksual të tij me marokenen e mitur Ruby.

Gjykimi vazhdon sot në Milano.

Berlusconi e bën realitet një ëndërr të AC Milan. Ai do ta sjellë në qytetin e modës legjendën portugeze të futbollit, Cristiano Ronaldon. Kjo ka të bëjë me një dashuri të vjetër të kryeministrit italian.

Kështu shkruan gazeta e njohur sportive e Apenineve “La Gazzetta Dello Sport”.

Gjithnjë sipas gazetës, Ronaldo do të jetë patjetër në Milano, por jo për të luajtur futboll. Ai do të jetë prezent si njëri prej 78 dëshmitarëve të Silvio Berlusconin, në gjyq, në skandalin seksual të kryeministrit me të miturën marokene, Ruby.

Gjyqi do të fillojë në Milano, kurse Ronaldo do të dëshmojë në favor të manjatit Italian të medias dhe Presidentit të klubit rosoner, bënë të ditur sportivja italiane, e cila në pjesën dërmuese të raportit, ironizon midis të vërtetës se për çfarë në të vërtetë ylli portugez i futbollit do të zbarkojë në qytetin e modës./zhurnal/
shko