e premte, 21 janar 2011

Berisha: Dështoi skenari tunizian

Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se “bastardët projektuan për qytetarët e Shqipërisë skenarin tunizian të cilin e paralajmëruan për disa ditë me
radhë nën drejtim të Edvin Kristaq Ramës”. “Skenarit tunizian” iu referuar protestave të fundit të dhunshme në Tunizi dhe thirrjeve të Skender Gjinushit, se Shqipëria duhet ta ndjek shembullin e Tunizisë.  
Berisha tha se policia e shtetit tregoi përmbajtje duke mos u implikuar në dhunë ndërsa puçistët dështuan ta marrin pushtetin me dhunë. “Për orë të tëra synuan të pushtojnë kryeministrinë përmes zjarrit dhe ta marrin pushtetin përmes dhunës. Me cdo kusht ishte skenari të merrej kryeministria, parlamenti dhe ministritë”, ka thënë Berisha.
Ai tha se në këto ngjarje tragjike humbën jetën 3 qytetarë, u plagosën 3 dhe dhjetëra policë e protestues.  Ai shtoi se “ të vrarët janë qëlluar me plumba që nuk i bart policia dhe garda e shtetit. Prokuroria duhet të filloj hetimet menjëherë”./topLajm
shko