e premte, 3 dhjetor 2010

ZGJEDHJET: KFOR-i ofron siguri në zgjedhjet e 12 dhjetorit

Përpos Policisë së Kosovës, e cila do t’i sigurojë zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe Policisë së EULEX-it, e cila do ta këshillojë dhe do ta mbështes atë, edhe ushtarë të KFOR-it do të jetë të pranishëm në disa rajone. 
Kjo u bë e ditur nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buehler, i cili të premten pati një takim me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Buehler tha se KFOR-i, bashkë edhe me Policinë e Kosovës dhe me policinë e EULEX-it, janë ulur dhe kanë hartuar një koncept të përbashkët për sigurinë në ditën e zgjedhjeve.


“Sonte gjithashtu do të ulemi dhe do të bisedojmë, unë, shefi i Policisë së EULEX-it dhe ai i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi dhe do të bisedojmë edhe një here për këtë çështje. Dua të them se Policia e Kosovës do të përkujdeset për gjendjen e sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve dhe jam shumë i bindur se ata do t’ia dalin”.


Gjenerali Buehler ka thënë po ashtu s KFOR-i do t’i koncentrojë forcat në ato rajone që i konsideron të domosdoshme, por se nuk do të jenë edhe aq shumë të dukshëm. /Telegrafi/

shko