e diel, 17 prill 2011

Për marrjen me qira të Lihtenshtajnit vetëm 40 mijë sterlina

Ata që ëndërrojnë kremtim të festës së Pashkëve më ndryshe gjatë këtij viti, mund të marrin me qira gjithë Lihtenshtajnin për vetëm 40 mijë funte për një natë.
Agjentët shtetërorë kanë vendosur që vendin e vogël ta japin me qira pasi kuptuan potencialin e tij. 


Reperi amerikan  Snoop Dogg u refuzua, kur u përpoq të marrë me qira vendin për xhirimin e një klipi të tij. Agjentët shtetërorë kanë ndërruar mendjen tani, kështu që të pasurit mund të marrin me qira vendin që njihet si parajsë për të pasurit.

Ata që udhëtojnë në vendin midis Austrisë dhe Zvicrës, do të kenë strehim për 150 mysafirë. Në dispozicion do të kenë edhe policinë e atjeshme, edhe pse ky vend ka shkallën më të ulët të krimit në rajon. Për “pronarët” e rinj të përkohshëm do të organizohet një ceremoni zyrtare në parlamentin shtetëror, dhe do t’u jepet edhe çelësi simbolik i shtetit. 


Për ata që kanë më shumë para dhe dëshirojnë të blejnë më shumë sesa vetëm ta marrin qira, agjentët shtetërorë kanë ofruar në treg një fshat të tërë italian për “vetëm” 485 mijë funte, sa është afërsisht çmimi i një apartamenti në Londër, transmeton “Daily mail”./k.n
shko