Por, Boshkovski, i cili si i dyshuar për krime të luftës ndaj shqiptarëve në Maqedoni u gjykua (dhe u lirua) në Tribunalin e Hagës, tashti do të pranonte ta ketë partner koalicioni në qeverinë e ardhshme BDI-në dhe Ali Ahmetin, në qoftë se del fitues në bllokun politik shqiptar në Maqedoni.
“Ne me Ali Ahmetin kemi qenë në anë të ndryshme dhe mendimin tim për Ahmetin nuk mund ta ndryshoj... dhe këtu unë nuk kam çfarë të them më shumë. Për fat të keq, edhe pse flasim për Maqedoni evropiane, ne akoma jemi të shqetësuar nga stereotipet e së kaluarës, akoma jemi të ndarë dhe ekziston një bllok shqiptar dhe maqedonas… nëse vullneti i votuesve shqiptarëve është i tillë, unë nuk mund t’i kundërvihem atij dhe ta ndryshojë vullnetin e qytetarëve, pasi ai është pjesë e asaj që sot po përjeton Maqedonia, frenimi i shprehjes së lirë”, deklaroi Lube Boshkovski, kryetar i partisë “ Të bashkuar për Maqedoninë”, transmeton Alsat-m.