e diel, 17 prill 2011

Bajerni “pa trajner”, shkatërron Leverkusenin

Bajerni i Mynihut, në ndeshjen e parë pa Van Gal në pankinë, rikthehet tek fitorja, e këtë e bën bindshëm duke shkatërruar me rezultatin 5-1 Bajer Leverkusenin.

Një autogol i Rolfes që në minutat e para të takimit do të clironte furinë bavareze që brenda pjesës së parë do të shënonin plot tre herë të tjera, gola që mbajnë vulën e Mario Gomez, në minutën e 28, ’44 dhe ’45.

Goli i miqve shënohet në minutën e 62 me anë të Derdijok dhe vulos rezultatin 5-1 Riberi në minutën e 75.

Pas kësaj fitoreje, Bajern arrin objektivin e vetëm të mbetur për këtë sezon, e që tashmë duhet mbajtur edhe për gjashtë javë, vendin e tretë (55 pikë, një më shumë se Hanoveri) që përkthehet në pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm./tch
shko