e diel, 17 prill 2011

Nikoliq për një ditë greve u bë për spital

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, ish-krahu i djathtë i radikalit Vojisllav Sheshel, Tomisllav Nikoliqi sonte pak para orës 20 u dërgua në spital.


Ai kishte hyrë të premten pasdite në grevë urie, me arsyetimin se kështu dëshiron të bindë kreun e shtetit serb dhe qeverinë për të shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.

Sot pasdite rreth orës 17, Nikoliqin, i cili grevën e urisë vendosi ta mbante në hapësirat e Kuvendit të Serbisë e vizitoi presidenti Tadiq. Lidhur me kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, kreu i shtetit serb deklaroi se do të shpallë zgjedhjet e parakohshme menjëherë pasi Serbia të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE./k.n
shko