e diel, 17 prill 2011

Erjon Bogdani shënon, Cezena feston

Cesena ka ikur nga zona e rrezikshme që largon nga Serie A, duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Barit. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani.


Tashmë ekipi i tij gjendet në vendin e 17, 2 pikë më shumë se Sampdoria. Në ndeshjet e tjera të Serie A, Fiorentina e Valon Behramit ka barazuar 0 me 0 me Juventusin, Lazio ka mposhtur 1:4 Catanian, kurse Chiveo e ka mundur Bolognan 2:0. Napoli luan sonte prej orës 20 e 45 me Udinesen, kurse mbrëmë Milan ka fituar e Inter ka humbur./TopLajm
shko