Zemra e fëmijës vogël është i mbuluar me një membranë të hollë dhe mund të shihet mirë edhe si rrah.
“Pasi lindi Xin Xin nuk besuam kur mjekët na thanë se njolla e zezë në barkthin tij është në të vërtetë zemra e tij derisa nuk e pamë duke rrahur “, thanë të pikëlluar prindërit e tij, njoftojnë medie kineze.
Foshnja u dërgua në spitalin Xin Qiao në Chongqingu ku kirurgët po përpiqen të mendojnë si t’i ndihmohet. Ka shumë ide, por asnjë nuk është e parrezik. Xin Xin ndoshta nuk do të mbijetonte operacionin. “Është një rast shumë i rrallë, zemra e tij është aq e eksponuar sa që çfarëdo kontakti mund të jetë fatal’, thotë dr. Zhang Yuping./kn