Telegrafi mëson nga burime të afërta me Thaçin dhe Pacollin se takimi do të ketë pikësynim caktimin e kandidatit për president dhe mundësisë së votimit edhe nga ana e LDK-së opozitare, apo pjesëmarrjes gjatë votimit.
Po ashtu mësohet se Behgjet Pacolli përfundimisht do të jetë kandidat për president nga radhët e AKR-së, dhe për ketë është pajtuar PDK-ja e kryeministrit Thaçi dhe faktorët politikë ndërkombëtarë.
Sipas burimeve këtë javë do të mbahet seanca parlamentare dhe Pacolli do të rizgjidhet president, me pjesëmarrje të dy të tretave të votave të deputetëve./kn