e hënë, 2 maj 2011

Qeveria e Kosovës uron SHBA-të për vrasjen e Bin Ladenit

Qeveria e Kosovës ka përgëzuar forcat amerikane për operacionin e suksesshëm dhe konsideron se vrasja e liderit terrorist të Al Qaidas, Osama Bin Laden shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit, jo vetëm për popullin amerikan, mirëpo për të gjithë popujt e botës të cilët e duan lirinë dhe paqen.
“Në këtë moment kthese, populli i Kosovës ndan me popullin amerikan ndjenjën e shpresës dhe solidaritetit për një jetë me të sigurt dhe më paqësore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo ngjarje është një moment i përkujtimit për të gjitha jetërat e humbura në luftë kundër terrorizmit, dhe një moment i shpresës se e mira do të ngadhënjejë mbi të keqën.
shko