e martë, 26 prill 2011

Agnesa dhe Simone të dashuruar?

Ai flet italisht, ndërsa ajo ia kthen gjithnjë në anglisht e madje shumë herë edhe në shqip. Aq sa balerini Simone Pigliacelli ka filluar jo vetëm të kuptojë, por edhe të flasë nga pak shqip.
Në të gjithë këto ditë i kanë ngacmuar jo pak për një flirt të mundshëm mes tyre. Simone nuk përpiqet të mohojë, ndërsa Agnesa tregohet e kujdesshme. 
Ama edhe ajo nuk është se e ka mohuar 100 për qind mundësinë e një historie dashurie. Tani për tani i shmanget ngacmimeve duke thënë”E kam mendjen tek kërcimi. Më vonë? Asnjëherë nuk i dihet”, transmeton Vipat. 
Lënë të nënkuptohet bukuroshja nga Kosova, të cilës në fakt i ka rënë për fat një partner interesant.
shko