e diel, 20 mars 2011

Zoti ka grua, pohon shkencëtarja nga Oksfordi

Zoti ka bashkëshorte e cila quhet Ashera dhe e cila tek izrealitët e vjetër është adhuruar si perëndeshë e plleshmërisë, pohon Françeska Stavrakopolu, teologe e diplomuar në Oksford,e tani profesoreshë në Sektorin për Teologji e religjion në Universitetin anglez Ekseter. 

Siç njofton  Discovery.com, që nga viti 1967 historiani Rafael Patai kishte publikuar njoftimet e se izrealitë krahas zotit ët tyre Jehovai kishin admiruar edhe bashëkshorten e tij Ashera. Kjo teori ka fituar një jetë të re falë hulumtimeve të Françeska Stavrakopolut.

“Ndosha i dini Jehovai, Allahu ose Zoti. E hebraikët, mysliamnët dhe të krishterët pajtohen në një gjë: ai është një, i vetëm, figurë e vetme, krijues i vetëm i gjithçakjes … ose vetëm do të donim të ishte kështu. Pas disa vjetëve studimi të historisë dhe të relgjionit të Izrealit, kam ardhur në përfundim, për shumëkë të pakëndshëm, se Zoti ka pasur bashkëshorte”, shkruan Françeska Stavrakopolu.


Stavrakopolu pohimin e vet e bazon në tekstet, figurat dhe hajmalitë e gërmuara kryesisht në qytetin antik Ugarit, i cili gjendet në territorin e Sirisë. Të gjtiha artefaktet dëshmojnë se Ashera ka qenë perëndeshë e fuqishme e plleshëmrsië. Lidhjet e saj me Zotin, Jehovain, përmenden edhe në Bibël dhe në shkrimet nga shekulli 8 para epokës së re të gjetur në një kënatari në Shkretëtirën e Sinait.


“Mbishhkrimi në të vërtet është vajtim për bekimin dërguar “Jehovait dhe bashkëshortes së tij Ashera". Kjo është dëshmi se Jehovai dhe Ashera kanë qenë çift hyjnor. Po ashtu është me rëndësi të dihet që në Bibël, në Librin e Mbretërve, thuhet se Ashera ka qenë e adhuruar në Tempullin e Jehovait në Jerusalem.  Aty shkruan se shtatorja e Asheras është në tempull dhe se gratë i kanë bërë rroba rituale , thotë Stavrakopolu./kn
shko