Një skandal korrupsioni ka dridhur Parlamentin e Evropës. Gazeta “Sunday Times” shkruan se eurodeputetët në mes të tyre edhe raportuesi për Maqedoninë, eurodeputeti Slloven Zoran Taler, ka pranuar mito prej 100 mij euro për të përgatitur një amendament për reformat financiare, të cilën duhet ta votojë parlamenti Evropian.
Sipas artikullit të gazetës, “gazetari i saj ka qenë i dërguar me një mision special, që është paraqitur si lobues financiar, duke u ofruar të holla eurodeputetëve për qëllimet e tija.
Por këtë ofertë e ka pranuar eurodeputeti Taler, ndërsa për mjetet financiare është pajtuar që ti paguaj në një kompanie në Britani, me të cilën ka bashkëpunuar, gazetari. Ofertën për mito e kanë pranuar edhe zvendëkryeministri I Rumanisë Adrian Severin dhe ish-ministri I Punëve të Brendshme I Austris, Ernst Shtraser.
Eurodeputetët Taler, Shtraser dhe Severin, nga shuma e dakorduar ata kanë pranuar vetëm ka 25 mijë euro, nëpërmjet kompanisë Britaneze.
Ndërsa, kur gazeta ju ka thënë se njeriu që ju ka dhënë miton është gazetar, Taler dhe Shtraser kanë deklaruar se ata me muaj e kanë ditur se bëhet fjalë për komplotë, por kanë vazhduar të bashkpunojnë edhe më tej që ta zbardhin identitetin e kompanisë.