e diel, 17 prill 2011

Njerëzit e “Al Kaida”-s ishin të policë sekret anglezë në Kosovë

Harud Rashin Aswat, i njohur si terrorist për vendosjen e bombave nëpër stacionet e trenave në Londër, gjatë luftës në Kosovë kishte punuar për policinë sekrete angleze MI6.

Këtë ka bërë të ditur Fox News, bazuar në intervistën e cila ishte bërë me një ndër ish Agjentët MI6. Kjo polici Sekrete kishte organizuar Harud Aswat për të mbikëqyrur të drejtat e myslimanëve në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe zhvillimin e “Myslimanizmit” në Kosovë dhe Shqipëri që nga viti 1990, transmeton lajmin agjencia comeze, raporton Ina.

“Ky sistem apo plan ishte filluar me iniciativën dhe kërkesën nga FBI dërguar MI6 si detyrë, ku MI6 kishte filluar këtë plan me kodin - Al Muhajiroun. John Loftus, ekspert i terrorizmit, ka njoftuar se Harud Rashin Asëat është fshehur në një vend sekret, i cili gëzon një identitet të ri dhuruar nga MI6. Kjo intervistë me John Loftus ishte ndaluar që të publikohej nga FOX NEËS, mirëpo tani ky material i cili ishte konfiskuar nga vetë MI6, ka dal në media përmes rrugëve të fshehta. Qëllimi kryesor i Al Qaedës në Kosovë ishte përpjekja për të organizuar revoltën ndaj Diktaturës së Millosheviqit”, transmeton agjencia comeze, e cila sjellë edhe origjinalin në gjuhën angleze të bërë në vitin 2005 nga Fox news./io

shko