e diel, 17 prill 2011

Raul kthehet në Kombëtaren e Spanjës

Sipas gazetës spanjolle Marca, seleksionuesi i kombëtares spanjolle Vicente del Bosque është duke menduar që sërish në kombëtare ta kthejë Raulin.  
 
Sulmuesi i mrekullueshëm 33 vjeçar i cili është duke kthyer rininë e tij tani me Schalken në Gjermani ka shanse të kthehet sërish në “furinë” e kuqe. Ai ishte larguar në vitin 2006 nga Kombëtarja spanjolle, ndërsa në vitin 2008 nuk ishte pjesë e historisë të artë të Spanjës si kampion Evrope dhe në vitin 2010 si kampion bote. Por edhe më tutje me 44 gola në 102 ndeshje është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kombëtares.   

Raul vitin e kaluar ishte larguar nga Real Madridi ku kishte kaluar gjithë karrierën e tij dhe ka kaluar te Schalke ku e kishte gjetur shumë mirë vendin e tij. Në bundesligë kishte shënuar 12 gola, në Ligën e Kampioneve 5 gola dhe një Kupën e Gjermanisë vetëm një gol.   

Kjo statistikë sipas Marcas, e ka bërë Del Bosquen që të fillojë sinqerisht të mendojë në tentimin e kthimit të Raulit në fanellën nacionale, kurse përveç formës së mirë të legjendës së futbollit, arsye është edhe forma e dobët e Fernando Torresit dhe Fernando Llorenta në javët e fundit./zhurnal
shko