e mërkurë, 4 maj 2011

Bin Ladeni u kap i gjallë, pastaj u vra

Zyrtarë të lartë pakistanezë të sigurisë kanë thënë se vajza e Osama bin Ladenit u ka treguar se ushtarët amerikanë e kapën të gjallë babanë e saj gjatë minutave të parë të aksionit. 
Vajza 12-vjeçare e Bin Ladenit ishte në mesin e gjashtë fëmijëve që u shpëtuan nga shtëpia në qytetin Abotabad, në të cilën fshihej Osama bin Laden. Ajo u tha hetuesve pakistanezë se marinsat amerikanë kapën babanë e saj, dhe pastaj e vranë para anëtarëve të familjes, raporton Al Arabiya. 
Sipas deklaratave të mbledhura nga pakistanezët, Bin Ladeni nuk ishte i armatosur, dhe se askush nuk kishte gjuajtur nga shtëpia në helikopterin apo ushtarët amerikanë, transmetojnë mediet kroate. 
Forcat pakistaneze të sigurisë kanë njoftuar se në strehimoren e Bin Ladenit gjatë kontrollit nuk kishin gjetur asnjë armë apo eksploziv./kn
shko