e premte, 15 prill 2011

17 vjeçari nga Kosova transportues i drogës në Zvicër

Në Gjykatën e Cyrihut filloi sot procesi gjyqësor kundër një 17 vjeçari nga Kosova, i cili kishte realizuar transportimin e 25 kg heroinë në Zvicër.
Ai ishte ndaluar nga policia zvicerane në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një aksion të koduar “Saphir”, me ç`rast është prangosur 17 vjeçari, i cili ka pranuar se ishte transportuesi i drogës. 


Gjykata zvicerane është mahnitur ndaj fuqisë kriminele të këtij personi. Sipas tij ai kishte organizuar rrjetin e drogës për të ndërtuar shtëpi në Kosovë dhe për të paguar borxhet të cilat kishte në Zvicër, transmeton INA. E mahnitur ishte gjykata edhe për personat tjerë të cilët ishin të jetë të moshuar dhe punonin për 17 vjeçarin nga Kosova, një ndër ta edhe vëllai i tij. 


Sipas ligjeve zvicerane, 17 vjeçari nga Kosova rrezikon të marrë maksimalisht 4 vite burgim, edhe pse vepra e tij për të rriturit mund të arrij deri në 20 vite burgim./k.n
shko