e martë, 3 maj 2011

Obama e pa Live vrasjen


Dy ditë pas eliminimit të terroristit më të kërkuar në botë janë zbardhur dhe detaje të tjera të misionit. Sipas medieve amerikane, Presidenti Barack Obama e ka parë direkt gjithë misionin e forcave speciale “SEAL Team Six” (ST6).
Madje, Obama ka parë edhe vrasjen dhe goditjen e Bin Ladenit me një plumb në sy. Gjithë ekipi i forcave speciale ka pasur nga një kamerëtë vendosur në helmetë.
Ndërsa lidhja direke me qendrën e CIA-s dhe Shtëpinë e Bardhë bëhej me anë të satelitit.
Foto e shpërndara nga Shtëpia e Bardhë tregojnë se në sallën e operacioneve ka qenë e pranishme dhe Hillary Clinton. Pamja e saj me dorën e vendosur në gojë tregon ankth dhe tension.

Ndërsa Presidenti Obama duket me vështrimin e fiksuar në kamerat ku shfaqeshin pamjet e aksionit të skuadrës speciale. Mësohet se në momentin që është bërë dhe goditja e Bin Ladenit, një prej oficerëve në aksion ka thënë se “ne e kemi Geronimon”, i cili ka qenë dhe emri i koduar për Bin Laden.

Në sallë, siç shihet edhe në foto, Obama ka qenë i shoqëruar nga të gjithë funksionarët më të larë të SHBA-ve.
shko