e hënë, 2 maj 2011

Osama varroset në det?

Vëmendja kryesore e mediave botërore po përqendrohet te varrosja në det e trupit të Osama bin Laden, sipas një njoftimi të dhënë nga zyrtarët amerikanë.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se varrosja në det u mor në bazë të traditës islamike, por edhe si pasojë e refuzimit për pranimin e kufomës nga Arabia Saudite apo nga vende të tjera islamike.Nga ana tjetër ka ardhur edhe reagimi i myslimanëve.

"Kjo lloj varrosje është një dhunim i rëndë i Islamit", thotë Mahmoud Ashour, i Akademisë së Kërkimeve Islamike në al Azhar, qendra më e madhe kërkimore sunite në Kajro.

"Zgjedhja e amerikanëve për të varrosur kufomën e Bin Ladenit në det është në kundërshtim me principet e islamizmit. Varrosja e të vdekurit në det bëhet vetëm nëse mjeti më të cilin lundron është shumë larg brigjeve dhe kufoma rrezikon të dekompozohet", shpjegon Abdel Mouti al-Bayoumi, nga grupi i kërkuesve në të njëjtën akademi.

Edhe burime nga Xhamia e Madhe në Paris thonë se varrosja në det e kufomës është tërësisht kundër rregullave të islamit./tch
shko