' Ju mund të merrni një copë informate në Facebook' tha Carin Constantine.
'Klientët tanë vijnë me fotografi të partnerëve të tyre duke qëndruar me gjimnaziste apo studente, tinejxherë që pinë alkool, fotografi të burrave të tyre nëpër klube nate.etj'
Një sondazh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se në një në pesë raste divorci citohet Facebook-u. Po ashtu më shumë se 80 përqind e avokatëve të divorceve raportojnë se është rritur numri i personave që shfrytëzojnë rrjetet sociale për të krijuar lidhje tjera.
'Ka raste kur qeshim me budallallëkun e njerëzve, sepse ata vendosin gjëra në internet që ndoshta mbesin përgjithmonë' - tha Constantine.
Zyrtarët e divorceve po shndërrohen në përdorues të mëdhenj interneti. Makinat e kërkimit Yahoo dhe Google i skenojnë të gjitha fotografitë që ju i vendosni online, kështu që në edhe nëse llogaria është deaktivizuar fotografitë mund të gjinden.
Konkretisht ajo thjesht shkon në www.images.google.com dhe fut emrin e personit dhe pastaj i analizon rezultatet.
'Ne kemi mundësi ti qasemi këtyre fotografive, ti printojmë dhe t'i përdorim si evidencë në rastet tona të divorceve' - shpreh Constantice.
Këshilla më e mirë është që kur të de-aktivizoni llogarinë në Facebook, po ashtu të kërkoni nga të afërmit dhe miqtë që të mos postojnë foto të juaja online.
'Problemi është se nëse keni 400 shokë, dhe dikush nga shokët e tu nuk i ka në rregull të konfiguruara elementet e privatësisë, atëherë qasja deri tek ju do të jetë më e lehtë'./Qendra/