e mërkurë, 13 prill 2011

Nëna vret dy vajzat e saj, e treta i ikën

Nëna vetushqyese, Maja S. (34) ka vrarë me thikë kuzhine dy vajzat e saj, Laura (5) dhe Amelie katër muajsh, publikoi gazeta Bild.
Vrasja e tmerrshme ka ndodhur të martën në vendin Leingesheim, në afërsi të qytetit Goslar në Gjermani. 
Sipas gjetjeve të hetuesisë, vajza e tretë, motra binjake e Laurës, Luisa ia doli të ikte të gjyshi i saj, i cili pastaj e thirri policinë. 
Pas arritjes në venin e krimit policët e gjetën nënën vrastare duke ndenjur e menduar në karrige, me plagë në duar.  
Me anë të obduksionit u konfirmua se vajzat kanë vdekur nga therjet e shumta me thikë.  
Sipas shkrimit të Bildit, motivi i këtij krimi të tmerrshëm fshihet në divorcin e martesës nga tetori i vitit 2010, pas të cilit Maja ka përjetuar probleme psikike. Në ndërkohë ajo kishte kërkuar ndihmë mjekësore, kurse nga klinika e psikiatrisë kishte dalë në muajin mars, kur mjekët kishin vërtetuar se ajo nuk është e rrezikshme për rrethinën./k.n
shko