e mërkurë, 13 prill 2011

Champions League – Schalke turpëron Interin, Reali eliminon Tottenhamin

Kampioni i Evropës, skuadra italiane FC Inter me kokën e ulur, e turpëruar nga skuadra gjermane Schalke me rezultat të përgjithshëm 7:3 (2:1 dhe 5:2) i ka thënë lamtumirë Ligës së Kampioneve. 
Rezultatin e ka hapur futbollisti me më shumë përvojë në Ligën e Kampioneve. Raul në minutën 45 të pjesës së parë. Në pjesën e dytë të skuadrës Interi kishte hyrë me entuziazëm të madh për të fituar dhe sulmi i njëpasnjëshëm ka dhënë rezultatin e tij. 

Thiago Motta në minutën 49 ka barazuar rezultatin në 1:1. Por etja e gjermanëve dhe mentaliteti i tyre për të luajtur deri në maksimum ka dhënë rezultatin e vet. B.Howedes në minutën 81 ka shënuar për rezultatin përfundimtar 2:1.   

Fituesi i kësaj ndeshje Schalke në gjysmëfinale do të takohet me Manchester Unitedin.   

Nga ndeshja tjetër, Real Madridi ka eliminuar skuadrën angleze Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 5:0 (1:0 dhe 4:0). Golin e vetëm në ndeshjen e sontme e ka shënuar Cristiano Ronaldo në minutën 50.   

Pas kësaj fitoreje, Reali në gjysmëfinale do të takohet me Barcelonën që do të jetë edhe një prej superderbive të ardhshëm në Spanjë./TopLajm
shko