e premte, 8 prill 2011

F1, Webber më i shpejti në provat e lira

Mark Webber me Red Bull ka dominuar provat e lira të Çmimit të Madh të Malajzisë të zhvilluara ditën e sotme.
Australiani ka lënë pas britanikët Jenson Button dhe Lewis Hamilton me makinat McLaren. 


Në vend të katërt është renditur kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel (Red Bull).
Menjëherë pas tij renditet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher me Mercedes. 



Paraqitje jo e mirë e makinave Ferrari, të cilat janë renditur në vendin e gjashtë me brazilianin Felipe Massa dhe në vendin e nëntë me spanjollin Fernando Alonso.
shko