e premte, 8 prill 2011

Zidane e hap stadiumin e Çeçenisë

Legjenda franceze e futbollitm Zinedine Zidane do të vizitojë republikën e Çeçenisë me qëllim të hapjes zyrtare të stadiumit të futbollit në Grozni.
Stadiumi “Ahmad Kadirov”, që mban emrin e liderit çeçen, i cili u vra me bombë më 2004, deri sa e përcjellte një aktivitet në stadiumin e Çeçenisë. 


“Shpresojmë se ardhjen e tij do ta konfirmojë edhe kryetari i Federatës së futbollit të Evropës, Michael Platini. Zinedine Zidane tashmë e ka konfirmuar ardhjen e tij”, lajmëroi ministri i sportit në Çeçeni, Haidar Alkanov.
shko