Ceca u bë e njohur në opinionin publik serb për martesën e saj me kriminelin e luftës, Zeljko “Arkan” Raznatovic. Hetimi lidhet me aktivitetin në kohën kur ishte presidente e klubit të futbollit të FK Obilic.
Sipas mediave serbe, motra e këngëtares dhe dy drejtues të tjerë të klubit janë përfshirë gjithashtu në hetime, për transfertat e parregullta të lojtarëve.
Ceca do të përballet edhe me një akuzë shtesë të armëmbajtjes pa leje, pasi në shtëpinë e saj u gjetën 11 pistoleta.
Këngëtarja morri detyrën më të lartë në klubin kryeqytetas në vitin 2000, pasi bashkëshorti i saj u vra në Beograd. Çifti u martua në vitin 1995, në kohën kur “Arkan”-i drejtonte trupat paraushtarake më famëkeqe dhe të frikshme në Jugosllavi.
Një nacionalist serb, mbi “Arkanin” rëndojnë akuza për mijëra vrasje. Ceca drejtoi klubin për katër vjet, deri në vitin 2003 dhe besohet se gjatë kësaj periudhe ajo përvetësoi 3,5 milion dollarë, nga shitja e një futbollisti në një klub gjerman.
Ceca pretendon se transferimet e futbollistëve kryeheshin realisht nga bashkëshorti i saj i dytë dhe se armët në shtëpi i përkisnin atij./tch