Cana ishte një nga futbollistët më të mirë në triumfin ndaj Bjellorusëve, ndërsa ishte afër realizimit të një goli të shkëlqyeshëm, pasi një goditje e tij shpërtheu në traversën e portës kundërshtare.
“Kjo është Shqipëria e vërtetë, kjo është shqiptaria”, brohoriti Cana dhe më pas tregoi shpatullën e majtë, ku është “gdhendur” një tatuazh me shqiponjën dykrenëshe.
Kaq ka mjaftuar dhe, duke parë idhullin e tyre, fansët kuqezi kanë kaluar në delir.