e mërkurë, 27 prill 2011

Lunacek ka gjasa të jetë përfaqësuese e BE-së në Kosovë

Eurodeputetja e gjelbër austriake, Ulrike Lunaçek ka gjasa të mira të marrë detyrën e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë. 
Zyra e zonjës Lunacek në Bruksel i ka konfirmuar Radio Kosovës, se raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit për një vizitë zyrtare.  Me zyrtarët e lartë amerikanë ajo do të bisedojë edhe çështjen e mundësisë së emërimit të saj në postin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Kosovë. 

Ndërkohë, kandidimin e saj zonja Lunacek e ka konfirmuar personalisht për gazetën ditore ”Die Presse” e cila në numrin e sotëm shkruan se zonja Lunacek ka gjasa të mira të marrë këtë detyrë. Sipas gazetës ”Die Presse”, zonja Lunacek ka mbështetjen edhe të përfaqësueses së Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton dhe të komisarit të Bashkimit Evropian për fqinjësi të mirë Shtefan Fyle. 

Lunacek, shkruan ”Die Presse”, ka kontakte intensive me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, përkrahjen e të cilëve e gëzon. Luancek është e njohur sidomos për angazhimin e saj që edhe Kosovës ti hiqen vizat, me çka ajo ka fituar edhe simpatinë e popullatës së Kosovës. Nëse zonja Lunacek do të marrë postin e përfaqësueses së Bashkimit Evropian në Prishtinë atëherë vendin e saj të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian do ta marrë eurodeputetja e gjelbër austriake, Monika Vana.
shko