e mërkurë, 27 prill 2011

Pacolli mbetet zëvendëskryeministër

Behgjet Pacolli do të mbetet zëvendëskryeministër në Qeveri. Kryeministri Hashim Thaçi ka rënë dakord që AKR-së t’i jepen dy ministri shtesë. 
Dy liderët e koalicionit janë takuar për disa orë të martën dhe kanë ridisenjuar marrëveshjen qe pritet të nënshkruhet së shpejti”, shkruan gazeta “Express”. Sipas gazetës Pacolli ia ka prezantuar Shefit të Qeverisë planin e tij për postin e zëvendëskryeministrit. 


“Kreu i AKR-së ka kërkuar që të ketë mbështetjen e Qeverisë dhe të kryeministrit në fushatën lobuese për njohje për Kosovën, në joshjen e investimeve të huaja dhe tema tjera qe lidhen me postin që ai pritet ta ushtrojë, i ka thënë një burim gazetës./io
shko