Kjo është një hartë gjeografike që është punuar me metodën e ngjyrave. Me çrast, çdo ngjyrë pasqyron zonën ku është folur një gjuhë në territorin e vendeve Ballkanike.
Me ngjyrën e kuqe të çeltë janë paraqitur zonat ku është folur gjuha shqipe. Në këtë hartë, qartë është paraqitur zona e cila shtrihet në jug të viseve juglindore të ishujve dhe gadishujve grek e në veri deri në zonën e maleve karpato-ballkanike në Serbinë Lindore, sic shihet edhe në hartë, mbi pjesën e regjionit të Nishit (origj. Nisch).Po ashtu në hartë vërehet që kjo ngjyrë është më e dendur (homogjene) e diku është më e rrallë. Harta e gjuhëve njëkohsisht është edhe hartë e etnitetit, sa i përket gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në gadishullin Ballkanik. Kjo hartë është ilustruar në atlasin gjeografik për shkollat e mesme të Zvicrës. Kjo hartë është në faqen e 41-të me emrin origjinal "Sprachen".
Ky atllas është botuar në vitin 1910 në Zvicër, një shtet neutral në aspektin politik, gjë që nuk lejon të mbeten dilema për propagandë politiko - ushtarake të asaj kohe që zhvillohej në mes të shteteve të zhvilluara kapitaliste.
Ja disa të dhëna mbi këtë atllas gjeografik:
Atllasi lejohet për botim nga Drejtoria e Konferencës Kantonale të Zvicrës.
Kjo konferencë për president ka dr. A. Gobat.
Titulli i atllasit origjinal:
Schweizericher
Schul-Atlas
fur
Mittelschulen./ Presheva.com/
Atllasi lejohet për botim nga Drejtoria e Konferencës Kantonale të Zvicrës.
Kjo konferencë për president ka dr. A. Gobat.
Titulli i atllasit origjinal:
Schweizericher
Schul-Atlas
fur
Mittelschulen./ Presheva.com/