"Kam kënaqësinë që t'Ju ftoj të merrni pjesë në festimet zyrtare të 150-vjetorit të formimit të Shtetit tonë të bashkuar që do të mbahet më 2 qershor në Romë. Prania Juaj do të ishte një nder për mua e për Qeverinë italiane dhe do të përbënte një dëshmi të re domethënëse të lidhjeve të forta të miqësisë që bashkojnë Kosovën e Italinë", thuhet në ftesën e Presidentit Napolitano.
Kjo është ftesa e parë për vizitë zyrtare jashtë shtetit që i ka shkruar në adresë Presidentes Jahjaga që nga java e kaluar kur ajo u zgjodh në postin më të lartë të vendit./zhurnal