e premte, 15 prill 2011

Astrit Salihu: PDK më tradhtoi

Dy vjet pasi dështoi që të zgjidhet kryetar i Prishtinës, Astrit Salihu e pranoi që partia e tij, PDK-ja nuk e kishte përkrahur . I njohur me kundërfushatën ndaj Isa Mustafës dhe moton e njohur “Isa Mustafa premtoi, nuk e bëri, dështoi”, ai ka thënë se PDK-ja e kishte përkrahur pikërisht kundërkandidatin e tij Mustafa. Në një emision për Klan Kosovën, Salihu ka thënë se nuk e kishte përkrahjen e partisë. Ai gjithashtu ka thënë se tashmë nuk i takon kësaj partie. 

Zyrtarët e degës së PDK-së në Prishtinë nuk pajtohen me Salihun.
Kandidati i PDK-së për ato zgjedhje, Astrit Salihu pësoi debakël nga Isa Mustafa. Pas raundit të parë, Mustafa fitoi 57 për qind, ndërsa Astrit Salihu fitoi 12.3 për qind./kn
shko