e enjte, 14 prill 2011

Nesër rundi i ri bisedimeve Kosovë -Serbi

Nëpërmjet një njoftimi, Qeveria e Kosovës njofton se rundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi zhvillohet nesër në Bruksel. Temat që do të diskutohen në këtë raund janë: Energjia elektrike, Telekomunikacioni dhe Liria e lëvizjes.

Delegacionit të Republikës së Kosovës i prin Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në ekipin e saj janë: Lirim Greiçevci-këshilltari politik i kryeministrit Thaçi, Dren Zeka - këshilltari kryesor politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Gazmir Raci - këshilltar politik i zëvendëskryeministres Tahiri dhe Arjeta Rexhaj - këshilltare politike e zëvendëskryeministres Tahiri”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe ekspertët e fushave përkatëse, Ali Hamiti – kryesues i ZRrE-së, Fadil Ismajli-kryeshef i KOSTT-it, Arben Gjukaj-drejtor i KEK-ut, Naim Bejtullahu-anëtar i bordit të KOSTT-it, Llyr Roëlands-këshilltar në KEK, Ekrem Hoxha-kryesues i ART-së, Lulzim Kurtaj-anëtar i bordit të ART-së, Elvis Pista-PTK, Bardhyl Jashari-këshilltar i Ministrit Bajram Rexhepi, Blerim Camaj, Sabahate Muharremi dhe Shkumbim Kastrati nga MPB./k.n
shko