The Sun raporton se në humbjen 2:1 të martën, portieri i Manchester United, Edwin van der Sar vrapoi 5 176 metra në fushë, kurse Torres vetëm 5 112 metra.
Po, kjo është e saktë. Portieri i Unitedit vrapoi më shumë se sulmuesi i Chelseat që peshon 50 milionë euro.
Edhe pse Torresi luajti vetëm në pjesën e parë, është turp pasi spanjolli është lojtari më i shtrenjtë në Britani./k.n