e enjte, 14 prill 2011

Fillon vrasja e qenve endacakë

Eliminimi i qenve endacakë në Komunën e Prishtinës, duke përfshirë qytetin dhe fshatrat, do të fillojë sonte, në orën 00.00.
Ky operacion do të mbikëqyret nga Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Prishtinës.


Ndërsa për mbytjen e qenve do ta bëjë Shoqata e Gjuetarëve “Fazani”, ndërkaq, për transportimin, groposjen dhe dezinfektimin e vendit ku do të vriten dhe ku do të groposen e qenët endacak, do ta bëjë NK “Hortikultura”. 
Gjatë operacionit do të asistojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK-së).
Vrasja e qenve fillon në mbrëmje nga ora 00:00, dhe përfundon në orën 07:00 të mëngjesit, brenda qytetit, kurse në fshatra vrasja e qenve endacakë fillon në orën 07.00 të mëngjesit, për të vazhduar deri në orën 14.00.


Luten qytetarët që të mos shqetësohen nga krismat e armëve,dhe njëkohësisht kërkohet nga që ata t’i zvogëlojnë lëvizjet. Po ashtu nga pronarët e qenve shtëpiakë kërkohet që të jenë të kujdesshëm dhe të mos i lëshojnë qentë e tyre nga shtëpitë gjatë kësaj kohe.
Operacioni do të vazhdojë deri sa të zvogëlohet dukshëm numri i qenve endacak, në qytetin e Prishtinës dhe në fshatrat përreth./k.n
shko