, Ian Cliff, i cili kishte preferuar të shfrytëzojë transportin hekurudhor dhe të tregojë rëndësinë që ka për zhvillimin ekonomik të Kosovës ky lloj transporti.
Deri në Pejë ai nuk kishte qëndruar tërë kohën në vagonin e udhëtarëve, me të cilët kishe bashkëbiseduar gjatë udhëtimit, pasi iu kishte dhënë privilegji që edhe vet ta drejton lokomotivën nga Fushë Kosova deri në Klinë.
“Kam vendosur të vijë në Pejë pasi ky qytet është një nga qytetet më të rëndësishme të Kosovës në jetën politike, ekonomike e kulturore dhe për këtë ardhje nuk e lëshova mundësinë të përdori trenin”, ka thënë ai pasi ka zbritur në stacionin e Pejës, ku po e priste automjeti i tij zyrtar.
Diplomati anglez, derisa po përshëndetej me bashkudhëtarët, e ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të transportit hekurudhor, sidomos për nevojat e transportit të xeheve dhe produkteve bujqësore.
“Minierat dhe bujqësia janë dy pasuri të mëdha të Kosovës, mirëpo kam vërejtur se këtu nuk ka shumë lokomotiva dhe vagonë. Prandaj rëndësinë e zhvillimit të transportit hekurudhor për ngritjen ekonomike e kam theksuar edhe në takimin me qeveritarët e Kosovës”, ka thënë ambasadori anglez, i cili gjatë ditës do të takohet edhe me pushtetarët lokal të Pejës./k.n