e enjte, 28 prill 2011

Rexhepi: Nuk e heq asnjë presje

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, nuk tërhiqet nga ajo që ka deklaruar për EULEX-in. 
Ai ka treguar se ka pasur një bisedë sqaruese me zëvendësshefin e EULEX-it, Andy Sparkes, por nuk i bie pishman pse ka deklaruar se “nuk ka hair prej EULEX-it”. 

“Nuk heq as pikë, as presje nga ajo që kam thënë”, i tha Rexhepi, gazetës Express. 

“S’ka hair prej EULEX-it. Zot ruana prej tyre”, është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, në një intervistë, publikuar një ditë më herët, në Kohën Ditore, duke folur rreth situatës në veri të vendit. 

Deklaratat kanë nxitur reagimin e zëvendësshefit të EULEX-it, Sparkes. “Unë do ta takoj z. Rexhepi së shpejti dhe do të kërkoj sqarim për fjalët e tij, si dhe cilat janë argumentet që ka për këtë”, ka thënë Sparkes, në një konferencë për gazetarë.
shko