e shtunë, 19 mars 2011

“Super Hëna” sonte dominon qiellin

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka njoftuar se sonte në mbrëmje, në qiell do të dominojë “super Hëna” - një fenomen ky astronomik të cilin shumica e njerëzve mund ta shohin disa herë në jetë.
Hëna do të arrijë distancën më të afërt që mund të arrijë ndaj Tokës, 356 mijë e 577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.

Për herë të fundit “super Hëna” është regjistruar më 28 mars të vitit 1983.

Fatkeqësisht, mbi Kosovën e vranët shikimin e këtij fenomeni sonte e pamundësojnë retë që kanë mbuluar nënqiellin kosovar.
shko