Yjet e filmit janë të parashikueshëm. Madje edhe nëse thithka del pak jashtë këmishës kjo shpallet skandal seksual. Tradhtitë janë diçka e zakonshme.
Yjet ecin vetëm me fustane pa brekë, sikur mezi presin që dikush t’i fotografoj. Në kohët e hershme të Hollywoodit skandalet seksuale ishin krejtësisht ndryshe.
Skandalet seksuale të JOAN CRAWFORD: Kjo aktore karrierën e filloj gjatë kohës së filmit pa zë dhe në studion MGM, prej nga shpejt u ngrit në yll. Nami dhe paraja i mundësuan një jetë të bujshme, prandaj edhe shumë net i kalonte në klubin e njohur “Coconut Grove:, ku rridhnin lumenj me vodkë dhe shampanjë. Skandalet seksuale e përcollën gjatë tërë karrierës. Ka pasur plot afera, kurse më interesante ka qenë lidhja e saj me aktorin Clark Gable. Formalisht ka qenë e martuar katër herë, jo formalisht pesë herë. Tre burrat e saj kanë qenë homoseksual, por nganjëherë edhe ajo flinte me femra.
Skandalet seksuale të Joan Crawford ishin aq publike, sa që partnerja e saj më e madhe Bette Davis e kishte akuzuar se karrierën e kishte ndërtuar përmes shtratit dhe se aty kishte shkuar me secilin aktor dhe aktore të MGM-së. Pos me Bettin. Madje, thuhet se në këto skandale ka qenë e futur prej Greta Garbo dhe Marlen Dietrich, deri te Marilyn Monroe.
Skandalet nuk pushuan as pas vdekjes së Joan Craëford. Po në vitin 1977 e bija e saj publikoj memoaret , ku nënën e përshkruante si diktatore. Fëmijët e tjerë e heshtën këtë akuzë.
Skandalet Seksuale të CLARE BOW: Ishte ndër yjet e para të Hollywoodit , e cila ka ditur që sharmin vet femëror ta shfrytëzoj për karrierë. Ishte shumë e bukur dhe kishte magnetizëm seksual të fuqishëm, të cilin me sukses e ka bartur në ekranet e kinemave. Disa dekada më vonë, këtë fuqi seksuale e kishte kërkuar Marilyn Monroe dhe Madonna.
Gjatë kohës së kalimit në film me zë, Clara Bow kishte probleme që të përshtatej me mikrofonat që ishin varrë mbi kokat e aktorëve. Në kuluare me të madhe flitej për jetën e saj seksuale, ku kinse në orgji ishe e nagzhuar një ekip i tërë i futbollit. Bashkë e këtë nxitje seksuale qëndronte ezibicionalizmi, incesti, marrëdhënie lezbike, droga, alkooli dhe sëmundjet e organeve gjenitale. Pas një sulmi nervor, Clara Bow ishte tërhequr nga jeta publike.
LANA TURNER: Sipas fjalëve të veta, Lana Turner gjithmonë ka pasur dëshirë të kishte burrin dhe shtatë fëmijë. Ndërkaq, jeta asaj i shkoj krejtësisht ndryshe- u martua tetë herë me shtatë meshkuj të ndryshëm dhe ka lindur vajzën me emrin Cheryl. Në kujtime i kishte mbetur vetëm mashkulli me të cilin kurrë nuk ka qenë e martuar-- Johnny Stompanato.
Johnny ishte tepër gjeloz dhe i dhunshëm. Gjatë një vitit disa herë e kishte lënduar, por gjithmonë e kishte bindur që të qëndronte pranë tij. Në vitin 1958 marrëdhënia seksuale eksplozive e kishte arritur kulmin. Për një zënkë të tmerrshme ka dëshmuar edhe vajza e saj Cheryl, e cila ishte frikësuar për jetën e nënës së saj dhe Stompantan e kishte mbytur me thikë të kuzhinës.
Në gjykim Lana ka pasur një rrëfim dramatik. Shumë njerëz kanë besuar se ishte paraqitja më e mirë në jetën e saj. Pas rinisë së rëndë, Cheryl kishte gjetur kënaqësinë pranë një partnere, të cilën Lana e cilësonte si bijën e saj të dytë. /q.i