"E gjitha ka të bëjë me mbështetjen e popullit të Libisë për të mbrojtur pavarësinë e tij", i tha AFP-së administratori i faqes, Igor Martinoviq, nga lëvizja ultranacionaliste "Nashi 1389".
"Libia u sulmua ashtu siç u sulmuan ne në vitin 1999. Asokohe, Libia dhe lideri i saj, koloneli Gadafi na mbështetën, dhe tash ne i mbështesim ata", tha Martinoviq.
Deri tash 46,516 njerëz i kanë ofruar mbështetje grupit "Mbështetje për Moamer Gadafin nga populli i Serbisë" në rrjetin social Facebook. /qendra/