e enjte, 24 mars 2011

Raki vdekjeprurëse nga Serbia

Ministria për Bujqësi e Serbisë , pas lajmet se dy persona kanë vdekur nga konsumimi i rakisë të ndërmarrjes "SCAID" nga Subotica, ka njoftuar se deri më tani ka ushtruar 70 kontrolle në
objekte të ndryshme tregtare dhe hoteliere  dhe nga qarkullimi ka tërhequr 2.643 litra të kësaj rakie të pasigurt.

Te kjo raki (alkool), sipas mediave serbe, pas kontrollit është konstatuar  sasia e metanolit dhjetë herë nga ajo e lejuar, pas të cilës është urdhëruar që urgjentisht ajo të tërhiqet nga qarkullimi. 


Në një komunikatë të kësaj ministrie, të cituar edhe nga agjencia kroate Hina,  thuhet se inspektorët kanë kontrolluar prodhuesit dhe tregtarët në Suboticë, Novi Sad, Beograd, Smederevë, Çaçak, Kralevë, Aleksandrovac, Krushevac, Zajeçar, Nish,  Prokuple, Pirot dhe Leskovc.  



Ministria ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve që të mos blejnë, e as të konsumojnë produktet e kompanisë "SCAID",  duke përmendur  rakinë e pjekur të kumbullave , si edhe atë të rrushit në shishe nga plastmase, meqenëse janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.  /Qendra/
shko