“Ju njoftoj se që nga sot kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Sindikatës Profesionale të Punëtorëve të PTK-se dhe nga anëtarësia në këtë sindikatë për shkak të parimeve të mia, respektit për ju dhe vlerave të mirëfillta. Dorëheqja ime ka ardhur si rezultat i mosshkarkimit nga Kryesia e SPP të PTK e Seremb Gjergjit dhe si rrjedhojë e ngjarjeve brenda SPP e PTK-së”, thekson ai në njoftim.
“Shpresoj që pasuesit e mi do ta kenë të njëjtin vullnet dhe energji që të punojnë për të mirën e të gjithë punëtorëve të PTK-së, sidomos në kohën dhe sfidat që na presin përpara”, thekson ai në njoftim, duke përfunduar se “ky është emaili im i fundit në cilësinë e deritanishme, kryetar i SPP e PTK-së”.
Punëtorët e PTK-së zhvilluan sot një protestë kundër privatizimit të PTK-së./kn