Raportohet për situatë të rëndë në rajonin e Gjakovës, Klinës, Dragashit dhe Vitisë kurse magjistralja Prishtinë - Pejë është e mbyllur në rajonin e Komoranit
Në gjendje të rëndë është fshati Mramor i Prishtinës, ku janë bllokuar banorët e 25 shtëpive, ndërsa në Restelicë të Dragashit Sharrit nga rrëshqitjet e dheut janë dëmtuar disa shtëpi.
Përmbytje ka pasur me intensitet më të ulët edhe në komunat Suharekës, Drenasit dhe Ferizajt.
Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj për RTK ka bërë të ditur se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në fillim të javës së ardhshme kur pritet të fillojnë reshjet e borës.
Lumenjtë Klina, Drini i Bardhë, Lumëbardhi, Sitnica dhe Mirusha kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur edhe shumë hektarë të tokave bujqësore.
Raportohet se vërshimet kanë kapluar edhe Maqedoninë