e shtunë, 4 dhjetor 2010

Sulm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris është sulmuar në orët e vona të së premtes nga huliganë, të cilët kanë dëmtuar pllakën zyrtare të ambasadës, duke shkruar simbole dhe parulla serbe.


Ky është akt i përdhosjes së stemës së Republikës së Kosovës dhe njëkohesisht akt vandalizmi e rrugaçerie politike kundër përfaqësisë zyrtare të Republikës së Kosovës në Paris. 


Ambasada e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga autoritetet franceze ndërmarrjen e masave të zakonshme në këto raste. Organet e hetuesisë së policisë franceze kanë bërë kqyrjen në vendin e ngjarjes dhe pritshmenite janë që autoritetet e shtetit pranues do të shtrengojnë masat e sigurisë përreth ambasadës.


shko